Loading...
Këngëtarja e njohur ndahet nga i shoqi
Transmetuar më 21-04-2019, 10:06

I vjen fundi historisë së dashurisë mes këngëtares Adele dhe bashkëshortit të saj Simon Konecki, të cilët u martuan në fshehtësi në vitin 2016, pas pesë vitesh lidhje.

Këngëtarja britanike konfirmoi ndarjen nëpërmjet një komunikate të shpërndarë nga stafi i saj për medait.

“Adele dhe i shoqi janë ndarë. Megjithatë mbeten të përkushtuar për të rritur djalin Angelo, i ardhur në jetë në vitin 2012, me shumë dashuri. Çifti kërkon që të jenë të rezervuar dhe lidhur me ndarjen nuk do të ketë komente të tjera”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht shkëlqimit në karrierë, Adele është treguar gjithë kohës e rezervuar për jetën e saj familjare.

Në vitin 2016 e lajmëroi martesën teksa u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin Grammy si albumi më i mirë, duke thënë, “Jam martuar! Im shoq dhe im birën, janë arsyeja e vetme pse bëj gjithçka”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...