Transmetuar më 21-04-2019, 12:26

Fundjava me diell ka bërë që shumë familje ta kalojnë ditën në natyrë për të shijuar atmosferën e bukur.

Kështu natyrës i është bashkuar edhe Miriam Cani me të bijën Ameli.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi të vogëlushes, e cila shihet e gjitha me të bardha, teksa mbledh lule.

“Duke mbledhur lule për princin e saj, babin”, shkruan Miriami, ku tregon se e bija lulet i ka mbledhur për të atin.

Megjithatë ajo nuk bën me dije nëse Albani ndodhet me to apo në ndonjë koncert, siç e gjejnë shpesh fundjavat.

Çifti i njohur i këngëtarëve u bën prindër të vogëlushes më 28 nëntor 2015 dhe tashmë që Ameli po shkon rreth 4 vjeçe, po shijojnë çdo ditë e më shumë praninë e saj. /a.y/noa.al