Transmetuar më 21-04-2019, 12:38

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka krijuar një parti të re të quajtur Bindja Demokratike.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani.

Ai ironizon veprimin e deputetes, duke e përkufizuar me “kap ç’a të kapësh”.

“Lajm: Krijohet parti e re. Quhet: Bindja Demokratike. Përbëhet prej: Demokratësh të bindur. Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë. Motivi: për inat të Lulit. Objektivi: kap ç’a t’kapësh. Financohet nga: “sekret”.  Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD. Selia: godina e Kryeministrisë.  Programi: në hartim e sipër. (coming soon) në varësi të situatës.  Slogani: opozitë e bindur e tigani plotë”, shkruan Manjai.

Ai shton se konkluzioni është, “Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?! Unë mendoj se jo.” /a.y/noa.al

Rudina Hajdari darkon me Edi Ramën dhe njofton krijimin e partisë "Bindja…"