Transmetuar më 21-04-2019, 13:52

Një makinë tip “Range Rover” është përplasur me një autobus gjatë ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë. Siç mund të shihni nëpërmjet fotografive, si pasojë e përplasjes kanë pësuar dëme të dyja mjetet.

Por fatmirësisht as drejtuesi i “Range” dhe as nga pasagjerët e autobusit nuk ka pasur të lënduar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa autobusi me pasagjerë ishte nisur drejt Greqisë pranë vendit të njohur si Kryqëzimi i Plasës.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, teksa policia vijon hetimet. /a.y/noa.al