Transmetuar më 21-04-2019, 14:06

Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ashtu si për çdo femër emocionet janë të forta.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zgjedhur ditën e Pashkëve, për të publikuar një fotografi ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Në të ajo shihet e veshur me një fustan jeshil dhe e kuruar në detaj, teksa zbulon se do të bëhet me djalë.

“Gëzuar Pashkën miq, nga unë dhe im bir. Bekimi më i madh në jetë është Familja.

Ndaj ju uroj të gjithëve familjarisht mirësi, dashuri, shëndet dhe begati”, shkruan zëdhënësja e selisë blu. /a.y/noa.al