Transmetuar më 21-04-2019, 15:41

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesditës së sotme në aksin rrugor Levan-Fier.

Një makinë tip “Benz” është përplasur me një makinë të të njëjtit lloj, duke bërë që dy persona të mbeten të plagosur rëndë.

Mësohet se të plagosurit janë një burrë dhe një grua, të cilët janë dërguar në spital me dëmtime të shumta.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po heton për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Pritet marrja në pyetje e drejtuesve të mjeteve për të zbuluar më shumë mbi përplasjen. /a.y/noa.al/