Transmetuar më 21-04-2019, 16:52

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani publikon një tekst të mbushur me doza ironike nga njëra anë dhe nga ana tjetër rreket të zbërthejë të pathënat e krijimit të partisë së re Bindja Demokratike që pritet të drejtohet nga deputetja Rudina Hajdari.

"Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike. Përbëhet prej: Demokratësh të bindur. Qëllimi: T’i jepet edhe pak oksigjen qeverisë. Motivi: për inat të Lulit. Objektivi: kap ç’a t’kapësh. Financohet nga: “sekret” Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD. Selia: godina e Kryeministrisë. Programi: në hartim e sipër. (coming soon) në varësi të situatës. Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.

Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo…", – përfundon opinioni i Ylli Manjanit për partinë e re. /noa.al/