Transmetuar më 21-04-2019, 20:48

Bien në pranga 4 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.

Mësohet se dy prej të ndaluarve,  janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që policia të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.