Transmetuar më 21-04-2019, 21:26
Foto ilustruese

Lushnje, 21 Prill 2019 NOA – Shtatë persona janë plagosur sonte nga përplasja e dy automjeteve duke lënduar edhe tre fëmijë.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:50, në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur "Fiershegan", raporton noa.al duke cituar burime policore në vendngjarje.

Hetimet nxjerrin se është përplasur automjeti tip “Benz“, me drejtues shtetasin F.M, me automjetin tip “Toyota“, me drejtues shtetasin A.P.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi F.M dhe pasagjeri në automjetin tip "Benz", shtetasi I.Q.

Por po ashtu janë plagosur edhe shtetasi A.P dhe pasagjerja në mjetin tip "Toyota" shtetasja A.P.

Por në këtë aksident po ashtu janë plagosur në  makinën Toyota edhe 3 fëmijë të mitur 5, 7 dhe 13 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.