Loading...
Përplasje e fortë mes 2 automjeteve, ka disa të plagosur. Mes tyre edhe fëmijë
Transmetuar më 21-04-2019, 21:27
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në rrugën Lushnje-Berat.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në vendin e quajtur "Fiershegan".

Një automjet tip "Benz" që drejtohej nga F.M., është përplasur me një automjet tip "Toyota", që drejtohej nga A.P.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur F.M., pasagjeri I.Q., që ndodhej në automjetin tip "Benz".

Ndërsa nga automjeti tip  "Toyota", kanë mbetur të plagosur A.P., shtetësja A.P., dhe tre të mitur të moshave 5,7 dhe 13-vjeç.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...