Loading...
Grabitja në aeroport, Krimet e Rënda marrin në pyetje drejtuesit e Aviacionit Civil
Transmetuar më 21-04-2019, 21:38

Në përpjekje për të zbardhur çfarë nuk funksionoi dhe kush janë pjesë e abuzimit dhe papërgjegjshmërisë në ngjarjen e Rinasit, oficerët e Prokurorisë për Krimet e Rënda kanë zbarkuar në zyrat e Aviacionit Civil.

Pranë këtij institucioni ditët e fundit janë sekuestruar të gjitha kontratat që shtetit shqiptar ka me koncesionarin e aeroportit.

Ky dokumentacion është duke u këqyrur dhe pas përfundimit të këtij veprimi hetimor, pritet marrja në pyetje e drejtuesve të Aviacionit Civil.

Krimet e Rënda po përpiqen të kuptojnë se kush ka dorë veç grabitësve në plaçkitjen skandaloze që ndodhi në mënyrë të përsëritur brenda mjediseve të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë.

Loading...
Loading...