Loading...
Kejvina nuk ndalet, zbret në bregdet dhe realizon poza fantastike
Transmetuar më 21-04-2019, 21:57

Pas largimit nga emisioni i Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthjella duket se ka pasur të qarta planet e saj.

Ajo i është futur me zell modelingut, që është edhe pasioni i saj i madh, me një aktivitet të ngjeshur jashtë kufijve.

Pasioni për të publikuar foto “hot” në Instagram nuk i është venitur aspak.

Përkundrazi, biondja simpatike ka vazhduar të mahnisë fansat edhe nga Italia, duke postuar imazhe ku nxjerr në pah format e saj fizike perfekte.

Vajza bukuroshe ka shkëlqyer në fotot e fundit në bregdet me një kombinim perfekt në ngjyrë të zezë, seksi por me klas.

Kejvina duket shumë e ëmbël dhe sensuale, dhe efektin joshës ja kanë vënë në pah edhe komentuesit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...