Loading...
I dehur ngatërrron shtëpinë dhe fle gjithë natën, ja ç’bënë kur e kapën
Transmetuar më 22-04-2019, 01:04

Një djalë 30 vjeç, i cili ishte dehur pas një feste, u zgjua në mëngjesin pas natës së harbimit, në një shtëpi të gabuar. Pronarët e banesës e gjetën atë në gjumë. Dhe reagimi i tyre habiti  të gjithë.

Historia ndodhi në Skoci. Siç njofton Metro.co.uk, djaloshi i dehur nga Glasgou kishte humbur taksinë pas daljes nga festa. Ai ndihej i lodhur, vendosi të kthehej në gjumë në shtëpinë ku u bë festa. Por kur u kthye, ngatërroi derën dhe u fut në apartamentin e gabuar.

Të nesërmen, çifti i pronarëve u befasua kur e gjeti atë në dhomën e ndenjes. Djali tha:- “Unë jam këtu nga festa e djeshme”. Dhe dy bashkëshortët dyshues  iu përgjigjen: -“Ne ju sigurojmë se nuk ka festë”. Pas kësaj, çifti në vend që të trembej ia plasi të qeshurit dhe i ofroi 30-vjeçarit një cigare.

Kurse djaloshi i falënderoi që nuk i bënë ndonjë të pabërë!

Loading...
Loading...