Transmetuar më 22-04-2019, 07:46

Pas një tërheqje disa mujore, këngëtarja Elvana Gjata u rikthye fuqishëm me këngën e re “Tavolina e mërzisë”, por edhe për promovimin e filmit “Dy gisht mjaltë”.

Tashmë ajo ka nisur koncertet jashtë Shqipërisë dhe të shtunën ka qenë në një lokal në Zvicër.

Këngëtarja ka kënduar disa prej këngëve të saj më të njohura mes tyre “Kuq e zi” dhe “Love me”.

Por në një moment nën tingujt e muzikës, ajo ka bërë edhe kërcimin e famshëm Twerk, duke dredhur të pasmet.

Në videot më poshtë, mund të shihni pamje nga koncertet. /a.y/noa.al