Transmetuar më 22-04-2019, 07:58

Tre ditë më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zbuloi se familja e tij është zgjeruar me një tjetër djalë, pas vogëlushit Drini.

Tahiri publikoi një foto teksa mbante vogëlushin në krahë, të cilin e ka quajtur Golik, me emrin e një mali.

Një urim të veçantë për pjesëtarin më të ri të familjes, e ka marrë nga drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame.

Në urimin e tij në rrjetet sociale, Lame bën edhe një shpjegim të emrit të vogëlushit.

“Goliku është një mal që ngrihet atje përmbi Vjosë tash miliona vjet. Mes gjërave të mia të historisë, e kam ndeshur shpesh emrin e tij të gdhendur në argjend e bronz nëpër medaliet italiane të Luftës së Fundit (asaj prej vërteti më ‘40-ën, se luftëra me njëri-tjetrin bëjmë përditë ne shqipot), Do ketë kënduar dyfeku vençe nëpër shpatet e Golikut, që kur i ka bërë italianët ta përmendin kaq shpesh nëpër kujtesën e tyre të medaltë. S’ka tri ditë që Sajmiri e zgjodhi atë emër të stërvjetër për ta përcjellë me birin e tij. Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!”, shkruan Lame. /a.y/noa.al