Transmetuar më 22-04-2019, 08:10

Rreth një muaj më parë këngëtarja Linda Halimi, solli në jetë vogëlushen e saj të parë.

Me rastin e Pashkëve katolike, Linda ka vendosur të zbulojë edhe fytyrën e vogëlushes së saj.

Ajo ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të vogëlushes Kaimana, e cila shihet me lule në kokë.

Bie në sy se vogëlushja ka marrë shumë nga e ëma, pasi i ati është me ngjyrë.

Vogëlushja Kaimana është fëmija i parë nga martesa e këngëtares Linda Halimi me Davon Edwards. /a.y/noa.al