Transmetuar më 22-04-2019, 08:38
Foto ilustruese

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur me një tjetër.

Ngjarja është shënuar pasditen e kësaj të diele në Elbasan, ku i plagosuri ndodhet në spital.

Si i dyshuar për ngjarjen nga ana e policisë u bë arrestimi i A.H., 30 vjeç, banues në Elbasan.

I riu dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë, 46-vjeçarin D.T.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. /a.y/noa.al