Loading...
William dhe Kate, dalin fotot e tradhtisë së mundshme
Transmetuar më 22-04-2019, 08:58

Zëra që krijojnë siklet brenda familjes mbretërore angleze, pasi thuhet se princi i kurorës William, ka tradhtuar të shoqen Kate Middleton.

Kjo pasi ditëve të fundit kanë dalë disa fotografi që hamendësojnë një tradhti të mundshme dhe kjo gjë ka shkaktuar edhe distancim mes William dhe të vëllait Harry.

Thuhet se gjithçka ka ndodhur teksa Kate ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit, djalin Loius, i cili nuk ka mbushur ende 1 vjeç.

Në mediat angleze po qarkullojnë disa fotografi ku një person i cikli duket si William, shihet në shumë afrimitet me një vajzë.

“The Sun” ka zbuluar edhe identitetin e vajzës dhe bëhet fjalë për Rose Hanbury.

36-vjeçarja është gruaja e David Rocksavage, markezit të Cholmondeley, por mbi të gjitha një prej mikeve më të mira të Kate, qysh kur hyri në familjen mbretërore.

Ndërkohë zëra të tjerë thonë se vajza në shoqërinë e Wiliam është një modele australiane, shkruan noa.al. Pikërisht kjo tradhti e mundshme dyshohet të jetë bërë shkak që Harry të distancohet nga vëllai William. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...