Transmetuar më 22-04-2019, 09:20

Aktori i humorit Bes Kallaku është mjaft i pëlqyer nga publiku, për shkak të batutave të tij. Por Besi prej vitesh ka publikuar disa këngë humoristike, të cilat gjithashtu kanë rezultuar të suksesshme.

Këtë të diel ka qenë e ftuar në rubrikën “BE Coffee”, bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj.

Ajo është pyetur se cilën këngë të Besit nuk pëlqen dhe këngëtarja u përgjigj se kënga e saj më pak e pëlqyer është “Eminemi i katunarëve”.

Megjithatë Xhensila tha se, “Besi nuk është këngëtar, bën parodi dhe për atë ç’ka bën është më i miri”,

Ndërsa Olsi Bylyku ndërhyri dhe tha, “Nuk është këngëtar jo, po 3 mijë euro koncertin dhe natën e mirë. Fol ti fol”. /a.y/noa.al