Transmetuar më 22-04-2019, 10:32

Një fotografi e vjetër e cila daton në vitin 1988, ku shihen një grup fëmijësh, teksa pozojnë të lumtur buzë detit është shfaqur këto ditë.

Dy prej tyre, teksa kanë kaluar thuajse 21 vite, janë bërë një prej çifteve më të njohur në botë.

Fotografia është publikuar nga e përditshmja argjentinase ‘La Capital de Mar del Plata’.

Bëhet fjalë për futbollistin e njohur Lionel Messi dhe bashkëshorten e tij Antonella Roccuzzo.

Futbollisti i Barcelonës është i martuar prej dy vitesh me shoqen e fëmijërisë së tij, ndonëse kanë shumë vite bashkë dhe janë prindër të tre djemve, Thiago 7 vjeç, Mateo 4 vjeç dhe Ciro 1 vjeç, shkruan noa.al.

Fotografia është realizuar gjatë kohës kur Mesi dhe Roccuzo ishin vetëm 10 vjeç.

Historia e çiftit shihet si frymëzuese në të gjithë Argjentinës, duke u krahasuar me një përrallë të vërtetë. /a.y/noa.al