Loading...
Shufra e hekurit i ngulet në kokë, i riu gjallë për mrekulli
Transmetuar më 22-04-2019, 11:38

Nuk bëhet fjalë thjesht për mrekulli, përkundrazi, mund të thuhet me siguri se ajo që i ndodhi një punëtori të ri, është mrekulli e dyfishtë.

Një djalë i ri 21 vjeç, i cili punonte në një kantier ndërtimi, u rrëzua duke përfunduar mbi disa hekura, ku një shufër metali iu ngul në kokë.

Sanjay Bahe, një murator i ri indian, mbeti i dëmtuar rëndë si pasojë e një aksidenti në punë në qytetin e Balaghat. Pas aksidentit, i riu u dërgua në spital, ku një ekip i përbërë nga gjashtë kirurgë, e operuan menjëherë.

Jo vetëm që 21-vjeçari arriti të mbijetojë, por pavarësisht aksidentit të frikshëm, nuk pësoi asnjë dëmtim cerebral.

Shufra e hekurit ju ngul në anën e djathit të kokës, shkruan noa.al.

Pramod Giri, kirurgu që e operoi të riun për një orë e gjysmë tha se, “Shufra e hekurit kaloi fare pranë zonës që mund ti kishte shkaktuar vdekjen, për shkak se mund të prekte venat e gjakut në tru”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...