Loading...
Roli i katër të ndaluarve në grabitjen e Rinasit
Transmetuar më 22-04-2019, 11:50

Ndërsa orët kalojnë rrethi i të përfshirëve në supergrabitjen e Rinasit sa vjen e bëhet më i madh. Përveç katër të ndaluarve që po merren në pyetje, dyshohet të jenë edhe të paktën katër persona të tjerë që kanë ndihmuar në organizimin e saj.

“BalkanWeb” zbulon edhe rolin që kishin katër të ndaluarit Alkond Bengasi, Renaldo Sula, V.O., dhe Saimir Çela.

Dy prej të ndaluarve, dyshohet të kenë punuar për modifikimin e furgonit me të cilin u krye supergrabitja. Ata e kanë modifikuar në pjesën e përparme dhe i kanë ndryshuar ngjyrën, e kanë lyer me të bardhë si dhe i kanë vënë mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Dy personat e tjerë V.O., nga Fushë Kruja mësohet të ketë ndihmuar grabitësit të largohen nga vendi i ngjarjes me një furgon të dytë. Po ashtu edhe personi i katërt i përfshirë në grabitje është nga Fushë Kruja dhe dyshohet të ketë ndihmuar në grabitje.

Një nga të rejat e tjera të zbuluara është fakti se është kërkuar ndihmë nga autoritetet greke dhe ato kosovare pasi dyshimet janë se lëvizte mes Tiranës e Prishtinës dhe kthehej në një bazë në Elbasan dhe një tjetër në Tiranë, diku në zonën e Freskut.

Pritet po ashtu me interes, zbardhja e dëshmisë së të ndaluarve, se kush ua solli furgonin për modifikim? Si u punësuan disa prej tyre në këtë servis? Pasi ka pasur të shoqëruar edhe persona të tjerë, të afërm të Klement Çalës që janë marrë në pyetje.

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes

Grabitja në Rinas, dalin emrat e katër të arrestuarve

Makina e grabitjes në Rinas u modifikua në Elbasan, një femër ndihmoi autorët

Loading...
Loading...