Transmetuar më 22-04-2019, 12:12

Partia Demokratike pritet që protestën e radhës kombëtare, ta mbajë në javën e dytë të majit.

Mësohet se ajo është planifikuar që të mbahet më 11 maj në orën 18.30, e cila i bie e shtunë, njëlloj si protesta e fundit e 13 prillit.

Ky vendim është marrë teksa ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot Kolegjin e Kryetarëve.

Bëhet fjalë për protestën e dhjetë të opozitës, ku pas djegies së mandateve të deputetëve, ato nuk janë ndalur.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sakaq lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike ka lajmëruar bojkotin. /a.y/noa.al