Transmetuar më 22-04-2019, 13:05

“Vazhdon me sukses në Elbasan operacioni me emër të koduar “Fredi Alizoti”.

Kështu shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha, pas katër arrestimeve të kryera në fundjavë.

Ai thotë se prej katër ditësh, për të maskuar grabitjen shtetërore të shekullit në Rinas, narkopolicia me urdhër të “Noriegës dhe Gjeneral Kanabisit”, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacionin me emër të koduar “Fredi Alizoti”.

“Për këtë qëllim, pasi e informuan të zhdukej, shpallën në kërkim Klement Çalën dhe tani janë vërsulur në arrestime të të afërmve të Çalës, njerëz që në jetën e tyre nuk kanë të regjistruar ndonjë shkelje ligji por me shpresën e pashuar se ndonjëri prej tyre do pranoj të luaj rolin e Fred Alizotit, pra të bëjë dëshmi të rreme në aferën e grabitjes shtetërore të shekullit në Rinas, njëlloj si Alizoti në rastin e Agron Xhafës”, shkruan Berisha.

Përveç kësaj, sipas tij, narkos me uniformë po kërkojnë strofullën se ku do ti vendosin disa dhjetëra mijëra euro, njëlloj si në rastin e parë që i futen në frigorifer dhe tenxhere me presion për të faktuar se u gjetën dhe paratë që nuk u “dogjën” nga policia por u poqën.

Berisha ironizon duke thënë se kësaj radhe po provojnë lavatriçe, mikrovalë, qypa balte, madje edhe “katryve uji”.

Ai i fton ndjekësit e tij, që të shohin deri në përfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. /a.y/noa.al

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes

Grabitja në Rinas, dalin emrat e katër të arrestuarve

Makina e grabitjes në Rinas u modifikua në Elbasan, një femër ndihmoi autorët