Loading...
“A do e lësh Ronelën për mua”, vajza nga Ukraina vë në siklet Young Zerkën
Transmetuar më 22-04-2019, 13:35

Young Zerka është një nga këngëtarët shqiptarë i cili njihet mënyrën e tij të veçantë të të kënduarit.

Kënga e tij “Like Rihana” është bërë e njohur edhe jashtë kufijve. Video të ndryshme kanë qarkulluar në internet ku balerinë dhe jo vetëm kanë kërcyer nën tingujt e saj.

Një ndër ta ka qenë edhe një vajzë ukrainase e cila ka krijuar një koreografi me këngën e Zerkës.

Këngëtari i ftuar këtë javë në “Why not”  është përballur me një videomesazh të Anastasia Shelekhova e cila i ka drejtuar një pyetje të drejtëpërdrejtë:

“A do e lësh Ronelën për mua?”- është shprehur ajo duke vënë pak në siklet Zerkën i cili nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Po hajt mo s’kam ndonjë gjë, ma bëri dhe me sy. I them Anastasias që do e mendoj”, – tha  këngëtari.

Po Ronela çfarë mendon për këtë?

Loading...
Loading...