Transmetuar më 22-04-2019, 13:40

Kryeministri Edi Rama reagon pas arrestimit të katër personave si të dyshuar në supergrabitjen e 9 prillit.

Ai thotë se ndalimi i katër personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, është një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.

“Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, shkruan Rama.

Policia tha sot se po punon për zbardhjen e ngjarjen, ku u vodhën me armë një sasi e konsiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit ka bërë të mundur ndalimin e katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje.

Ata janë Oltian Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë, Alkond Bengasi, 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”; Renaldo Sula, 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe Saimir Çela 28 vjeç, lindur në Kajan, Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e të dyshuarve janë përdorur teknika speciale hetimore dhe janë përfshirë strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta të cilat do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, “Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vrasje e Punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Grabitja në Rinas, policia flet për 4 të arrestuarit: Gjetëm prova të shumta

Zbulohet personi që mori me qera servisin ku u modifikua furgoni i grabitjes

Grabitja në Rinas, dalin emrat e katër të arrestuarve

Makina e grabitjes në Rinas u modifikua në Elbasan, një femër ndihmoi autorët