Loading...
Alfio tregoi planet për dasmë, Fatma: Unë nuk dija asgjë
Transmetuar më 22-04-2019, 15:17

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë çifti më i bukur i momentit dhe për këtë nuk ka dyshim.

Pasi kanë treguar se kanë nisur bashkëjetesën, fansat janë duke pritur lajmërimin pë dasmën e tyre. Në një intervistë për ‘Thumb’ pak javë më parë Alfio ka folur për planet për dasmë.

“Në 2020-ën mbase”,- është shprehur Alfio duke na suprizuar të gjithëve. Por si ka reaguar Fatma kur e dëgjoi këtë deklaratë të tijën në televizor?

Fatma tregoi se nuk ishte në dijeni fare të asaj që Alfio kishte thënë. “Nuk e mban mend (deklaratën). Kur e pashë episodin e Thumb-it unë ngela, “Uau”.  Ne të dy dolëm si komshinj të largët, se s’më kishte thënë gjë mua ai.

Unë s’dija që e kishte thënë këtë në një intervistë. (Martesën) Më shumë e bisedojnë familjarët. Por që e kemi biseduar, kur jemi mirë me njëri-tjetrin flasim për martesën. Deri tani kemi folur secili për festën e beqarisë së vetë.

Nuk është se kemi bërë plan por është diçka që mezi e presim. Po dua të vishem me fustanin e bardhë.”,- ka thënë Fatma duke shtuar se që të dy e duan dasmën, edhe pse ende nuk e kanë vendosur një datë.

Loading...
Loading...