Transmetuar më 22-04-2019, 15:53

Një automjet ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në mëngjesin e kësaj të hëne në Yrshek, por policia e ka raportuar rastin vetëm pasditen e sotme, në orën 15:35.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se automjeti i shpëthyer i përket efektivit të policisë rrugore Tiranë, Juljan Cikaj.

Në momentin e shpërthimit automjeti i efektivit të policisë ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij.

Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e pasme të mjetit. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit./b.l/noa.al/