Transmetuar më 22-04-2019, 16:45

Në 28 janar të këtij viti humbi jetën në burgun e Koridhalos në Greqi Bardhyl Tusha 33-vjeç. Në fillim u raportua se shqiptari kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës, por tre muaj më pas është zbuluar e vërteta.

Mediat greke raportojnë se nga bazuar te raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet ka rezultuar se shqiptari nuk ndërroi jetë si pasojë e mbidozës, por u vra ose u mbyt me jastëk ose litar.

Shqiptari po vuante dënimin në burgun famëkeq të Greqisë për veprën penale të trafikut të drogës.

Po në muajin janar kur ndodhi edhe ngjarja e rëndë, ministria e Drejtësisë në Greqi nuk e konfirmoi faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur dyshime të mëdha për shkaqet dhe motivet e vdekjes së tij.

Në burgjet greke, sidomos në atë famëkeq të Koridhalos kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve mes bandave.