Transmetuar më 22-04-2019, 17:19

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në Filipine.

Lëkundjet 6.1 u regjisruan 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Manila, me epiqendër në në provincën e Zambales.

Si pasojë e tërmetit kanë mbetur të vdekur 5 persona, mes tyre një fëmijë 5 vjeçar, dhjetëra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Pas tërmetit është ndërprerë energjia elektrike, çka e bën më të vështrië punën e grupeve të shpëtimit, ndërsa deri tani janë regjistruar edhe 52 goditje të tjera.

Shumë qytetarët kanë braktisur ndërtesat e tyre, ndërsa aeroporti Clark në provincën e Zambales ka pësuar disa dëmtime dhe ka anuluar fluturimet. /k.k/noa.al/