Loading...
Plaçkitës ordiner, tmerron një grua duke i shqyer varësen nga qafa në stacionin e autobusit
Transmetuar më 22-04-2019, 17:42

Fushë Krujë NOA.al – Ndërhyrja në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje.

Sot rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit.

Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Loading...
Loading...