Transmetuar më 22-04-2019, 17:51

Analisti Fatos Lubonja shprehet se lëvizja e re opozitare, është në shërbim të qeverisë dhe jo një lëvizje e mirëfilltë politike. Sipas Lubonjës, opozita e re nuk do të ketë sukses, pasi është zgjedhur momenti i gabuar.

"Lëvizja e re opozitare është një instrument i qeverisë, që i shërben vetëm Edi Ramës. Ka patur lëvizje të re opozitare të suksesshme në Shqipëri, por forca aktuale tani që po krijohet, nuk ka asnjë rëndësi. Dalja kundër në këtë moment i kësaj lëvizje, është i gabuar dhe nuk do të ketë sukses”, – thotë Fatos Lubonja.

Sipas analistit të njohur duhet një projekt i ri, e figura të reja që ngjallin shpresë dhe jo figura të vjetra që janë konsumuar tashmë.

“Duhet një projekt i ri që të ngjallë shpresë dhe figura të cilat mos të vijnë nga partitë aktuale.  Nuk mund të ngrihet një forcë e re politike, duke u mbështetur tek figura e Azem Hajdarit. Figurat që po e krijojnë opozitën e re, janë të konsumuara. Këto emra janë një pe i përdorur, që të qepin këtë fasadë të grisur, por nuk mund të krijojnë një opozitë të besueshme. Nuk ka dyshim që Rama, nëse futet në zgjedhje me opozitën e re, do të fitojë të gjitha bashkitë. Vendi po shkon gjithnjë e më shumë në humnerë, nga pikëpamje ekonomike, për demokracinë etj”- vlerëson Fatos Lubonja.