Transmetuar më 22-04-2019, 18:25

Masakra sot me tre të vrarë në Prishtinë, i mori jetën gruas së sportistit të njohur Kreshnik Krasniqi, i cili është në skuadrën kombëtare të Hendbollit në Kosovë.

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka ngushëlluar hendbollistin e njohur Kreshnik Krasniqi, i cili humbi familjarët sot në tragjedinë e ndodhur në lagjen “Dardania”, te rruga “Bill Klinton”.

Në masakrën që kishte për autor babanë e Kreshnikut, Hasan Krasniqi, humbën jetën bashkëshortja e Kreshnik Krasniqit, 28 vjeçe, nëna e tij Hysnie Krasniqi si dhe babai i tij që u vetëvra.

“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht, Eugen Saraçini, President i FHK-së”, thuhet në një mesazh që publikoi Federata e Hendbollit të Kosovës. /noa.al/