Transmetuar më 22-04-2019, 18:50

Disa orë pasi u kryen hetimet e rastit, policia e Prishtinës nën mbikëqyrjen e një grupi prokurorësh dhe ekspertësh të Mjekësisë Ligjore, kanë nxjerrë trupat e tre të vrarëve në masakrën që ndodhi te rruga “Bill Klinton” në lagjen “Dardania” të kryeqytetit të Kosovës.

Në fotot e galerisë shikoni momentet e veprimit policor që u shoqërua me dhimbje, lot dhe dënesë nga të afërm, fqinjë dhe kalimtarë.

Më herët policia nxori dhe vogëlushen e lebetitur e cila qëndroi përmbi dy orë e vetme pasi ndodhi masakra ku ishte e pranishme.

Ajo iu dorëzua të afërmve të saj.

Hasan Krasniqi, 61 vjeç, shqiptar i Kosovës, qëlloi me armë zjarri duke i marrë jetën, gruas së tij Hysnie Krasniqi.

Më pas hapi zjarr duke vrarë edhe gruan e djalit, Remzie Krasniqi, 28 vjeçe.

Në fund vrau edhe veten.

E gjithë ngjarja zhvillohej ndërsa fëmija rreth 3 vjeç, gjendej aty dhe lebetitej nga tmerri. /noa.al/