Transmetuar më 22-04-2019, 18:56

Flokët janë një ndër elementët të cilët u marrin shumë kohë grave dhe vajzave.

Këto të fundit janë gjithmonë në kërkim të produkteve më të mira për trajtimin e tyre.

Dhe dëshira më e madhe është për të pasur flokë të gjatë në një kohë të shkurtër.

Këtë mundeni ta arrini me maskën natyrale të vezës dhe vajit të ricinit.

Ju duhet të merrni një tas, në të vendosni 2 vezë dhe një lugë vaj ricini, të gjitha këto duhet t’i përzini bashkë.

Pas kësaj aplikojeni këtë maskë tek flokët e juaj dhe mbajeni për gjysmë ore, dhe më pas pastroni, nga kjo nuk do të keni nevojë për kondicioner dhe do ju rriten flokët. /k.k/noa.al/