Transmetuar më 22-04-2019, 21:06

Filipinet u goditën këtë të hënë nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, duke shkaktuar dëme materiale, si edhe disa persona të lënduar.

Ndërkohë, si për të vërtetuar edhe fuqinë e tërmetit, është publikuar edhe një video në rrjetet sociale, e cila ka filmuar momentin e lëkundjes së tokës.

Një qiellgërvishtës në Manila është lëkundur aq fortë sa uji i një pishinë në krye të ndërtesës gjigande është derdhur thuajse krejtësisht.

Videon në fjalë e cila ka bërë xhiron e botës, mund ta shihni më poshtë. 

Tërmeti u regjistrua në orën 09:11 me atë lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 37 kilometra në veriperëndim të Manila-s.