Transmetuar më 22-04-2019, 21:50
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 20:00 në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”.
Në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 2 persona.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, pasi kanë pësuar lëndime fizike.
Ndërkaq Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, e cila po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/