Loading...
Nesër PD zyrtarizon koalicionin opozitar
Transmetuar më 22-04-2019, 22:25

Partia Demokratike pritet që të firmosë nesër rreth orës 09:00 të mëngjesit marrëveshjen për krijimin e koalicionit opozitar.

Disa nga partitë nënshkruese janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.

Nga selia blu bëhet me dije se në koalicionin opozitar janë partitë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

Në themel të marrëveshjes së koalicionit të ri do të jetë pikërisht kërkesa për krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër.

Kjo marrëveshje duhet të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Loading...
Loading...