Loading...
Bindja Demokratike 3 orë diskutime, Patozi: Asgjë për të treguar sot, flasim nesër
Transmetuar më 22-04-2019, 22:42

Bindja Demokratike, e cila synon të shndërrohet në një parti të re opozitare, duket se do të drejtohet nga ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Patozi mblodhi mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në një takim ish-eksponentë të tjerë demokratë, të cilësuar si të pakënaqurit dhe kritikët e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas mbledhjes që zgjati 3 orë, Patozi foli shkurt për gazetarët duke mos dhënë detaje nga mbledhja.

"Faleminderit shumë për këtë vëmendje kaq të madhe. Ju kërkoj ndjesë që nuk jua shuaj dot kërshërinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur por asgjë për të treguar sot. Nesër do të kemi një komunikim për të gjithë ju post-faktum", tha Patozi.

Bindja Demokratike pritet që të regjistrohet nesër në gjykatën e Tiranës si forcë politike dhe më pas vendimi kalon në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...