Transmetuar më 22-04-2019, 23:07

Një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen e Rinasit ka luftuar në Afganistan.

Lajmi është bërë i ditur këtë mbrëmje në studion e "Opinion" nga gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij bëhet fjalë për 38-vjeçarin Oltian Veseli.

“I kam shkuar në shtëpi në Oltian Veseli. Në atë kohë sapo ishte depërtuar nga Afganistani. Ka ikur në 2003 për të bërë studime teologjike, kishte bërë stërvitje. Ka jetuar në Jemen dhe Pakistan. Ishte futur të luftonte është arrestuar nga marinast amerikanë në një përplasje me talebanët.

Është arrestuar në Afganistan dhe në 2005 i është nënshtruar një hetimi.

Në 25 qershor të 2006 ai është riatdhesuar në Shqipëri, nuk ta jepte përshtypjen që kishte bërë atë. Ishte stërvitur nga muxhahedinët. Ai thoshtë që: Allahu më vuri në provë dhe unë i mbijetova”, tha Hoxha.