Loading...
Ankthi dhe padurimi i disa familjeve në Fier për të pasur dhe ata shtëpi
Transmetuar më 23-04-2019, 01:12

Në fshatin Drizë të Fierit jetojnë 700 familje rome, por një pjesë e tyre nuk kanë një çati mbi kokë.

Panajot Alushi, kryetari i fshatit thotë se veç problemeve të punësimit dhe ekonomisë së dobët, ky komunitet, problem kryesor vazhdon të ketë strehimin.

Ndërkohë 49 familje rome, po nga fshati Drizë i Fierit kanë aplikuar për rikonstruksionin e banesave të tyre pranë Bashkisë Fier përmes disa shoqatave.

Ata janë në pritje të dritës jeshile nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që t’i miratojë Bashkisë së Fierit, kërkesat e familjeve në mënyrë që t’i hapet rruga rikonstruksionit të shtëpive.

Në Levan, Drizë dhe Baltez, tre fshatra të bashkisë Fierit banojnë një numër i madh familjesh rome.

Loading...
Loading...