Transmetuar më 23-04-2019, 03:02

Deputeti i dorëhequr dhe një nga zërat më të fortë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu tha se opozita është e gatshme të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën si kryeministër.

Spahiu u shpreh i bindur se opozita në këtë moment fiton zgjedhjet bindshëm përkundrejt qeverisë, që sipas tij është tërësisht e korruptuar.

Ish deputeti, duke folur tek Ora News,  tha se ky është një qëndrim i tij personal, por shtoi se këtë mendim e ndan me shumë kolegë të tij të opozitës.

Spahiu: Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje që këtë të dielë. Edhe me Ramën kryeministër, me këtë administratë të korruptuar, me këtë polici, kjo opozitë shkon direkt në zgjedhje dhe fiton.

Zheji: Edhe me Ramën kryeministër? Sepse opozita ka thënë që ska zgjedhje me Ramën

Spahiu: Po po, edhe me Ramën kryeministër ne e rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar. Ky është mendimi im personal. Por besoj se po të mbahen zgjedhjet të parakohshme, edhe këtë të dielë jemi të gatshëm të marrim pjesë.