Loading...
Përplas për vdekje të riun, largohet drejtuesi i mjetit
Transmetuar më 23-04-2019, 08:52

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në afërsi të fshatit Pajovë, ndërsa viktimë ka mbetur 27 vjeçari S.V.

I riu ka qenë duke ecur kur është përplasur nga një motoçikletë, drejtuesi i të cilës është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë viktimën në rrugë.

Menjëherë pas përplasjes i riu është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...