Loading...
Koalicioni opozitar, Dule: Rama në pushtet, kosto për shqiptarët. Ndoka: Ka ngelur vetëm
Transmetuar më 23-04-2019, 10:32

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka kanë folur për mediat menjëher pas nënshkrimit të marrëveshjes për formimin e koalicionit opozitar.

Dule tha se ky është hapi i parë dhe i pandalshëm i opozitës, i cili do të synojë arritjen e thelbit të demokracisë ku qytetarët të zgjedhin lirshëm përmes votës së lirë. Gjithashtu ai theksoi se sa më shumë Edi Rama të qëndrojë në pushtet, aq më shumë do të shtohen kostot për familjet e të gjithë shqiptarëve.

“Dëshirojmë të theksojmë se: Zhvillimet politike në vendin tonë kalojnë tani në një stad të ri cilësor. Kemi një artikulim të qartë, të cilat shkojnë përtej objektivave partiake dhe prekin thelbin e arritjes së demokracisë funksionale dhe të së drejtës. Në këto momente, kur kemi këtë artikulim të qartë opozitar, kemi mbështetjen tonë masive tek qytetarët.

Është momenti që t’i drejtohemi ndërgjegjes popullore. Edi Rama çdo sekondë që rri më tepër në pushtet është një kosto më tepër për familjet tona. Qytetarë reflektoni, e keqja është e përbashkët për të gjithë ne. Zgjedhjet pa qytetarët nuk kanë kuptim”, tha Dule.

Ndërsa Kreu i PDK, Nard Ndoka në fjalën e tij u shpreh se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë ndërsa u shpreh se ky ishte një hap drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se Rama ka mbetur i vetëm.

"Unë e falenderova edhe lierin demokrat, edhe PD për faktin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të pafaqësimit. Sot Rama ndodhet i vetmuar pavarësisht se ka thirrur disa parti që nuk i ka përjashtuar akoma në koalicion. Ndryshe nga e majta e çoroditur, kemi ngritur një ekip në një kohë që Rama po tenton të garojë me një ekip me të cilin dështoi në parlament.

I bëj thirrje zotit Rama të kuptojë realitetin e politikë shqiptare, dhe që opozita është garancia e këtij sistemi. Jemi të vendosur të zhvillojmë zgjedhje të lira pa Ramën kryeminsitër, për të hapur një axhendë europiane", u shpreh Ndoka./b.l/noa.al/

Koalicioni opozitar, Mediu: Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrë

Loading...
Loading...