Loading...
Tjetër rrjedhje, kandidati i LSI-së dorëzon formularin e dekriminalizimit
Transmetuar më 23-04-2019, 10:50

Një tjetër kandidat për deputet nga rradhët e LSI-së ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit ne Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se bëhet fjalë për Klajdi Qama, deputet i LSI, i shtati në listë për qarkun e Beratit.

Qama ka dorëzuar në KQZ, formularin e vetëdeklarimit dhe është në pritje të marrjes së mandatit.

Kështu shkon në 110 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Pak ditë më parë morën mandatin e deputetit: Eugen Bojaxhi LSI Berat, Andi Përmeti PD Korçë, Erion Piciri PD Tiranë, Fatjona Dhimitri PD Gjirokastër, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni të dy nga lista e PD-së për qarkun Shkodër, Artur Roshi nga lista e PD-së për qarkun e Tiranës.

Loading...
Loading...