Transmetuar më 23-04-2019, 11:05

Gazmend Barbullushi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, dhe jo rezident në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.

Dekreti është firmosur sot nga presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili e ka zyrtarizuar Barbullushin, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në këto vende.

Emri i Gazmend Barbullushit si ambassador në Spanjë, është propozim i kryeministrit Edi Rama. Ai vjen nga një karrirë e gjatë në diplomaci.

DEKRET PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Z. Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë./b.l/noa.al/