Transmetuar më 23-04-2019, 11:35
Që të gjithë e mbajnë mend prezantuesen e emisionit “Njerëz të humbur”, Aida Shtino.
Ditën e sotme ajo ka konfirmuar se është bërë pjesë e politikës aktive. Gjithçka teksa partitë opozitare kanë nënshktruar marrëveshjen e koalicionit.
Shtino është parë në krahë të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Kështu në këtë moment kyç të opozitës, Shtino është rishfaqur, ndonëse nuk dihet pozicioni i saj në PR.
Kujtojmë se Aida Shtino nuk është e re në politikë, pasi në vitin 2013, kandidoi në qarkun e Lezhës, për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet. /a.y/noa.al