Loading...
Një polic përdhunon dy gra dhe i mbyt, vret dhe vajzën e njërës prej tyre
Transmetuar më 23-04-2019, 11:51

Një punonjës policie ka përdhunuar dhe më pas vrarë, dy gra duke i mbytur dhe pasi siç shprehet, ka ndjerë kënaqësi, ka vendosur ta vazhdojë serialin e tmerrit duke mbytur edhe vajzën gjashtëvjeçare të njërës prej tyre.

Ngjarja ka tronditur Qipron dhe opinionin publik kudo dhe është zbuluar vetëm ditët e fundit, pas kërkimeve të ethshme për gjetjen e tre personave të zhdukur.

Autor i dyshuar i krimit është shtetasi qipriot, Niko Metaksa, 35 vjeç, punonjës policie në Qipro, i njohur me emrin “Oresti”.

Viktimat janë nga Filipinet, Mary Roze, 38 vjeçe, Arian Palanas Rozano, 28 vjeçe dhe e bija e Mary, Sierra 6 vjeçe.

Autori i dyshuar i masakrës është arrestuar nga policia.

I marrë në pyetje, ai ka deklaruar se kishte vrarë viktimat e tij, pasi ndjente kënaqësi.

Hetimi nxori se i dyshuari kishte një shtëpi në zonën bregdetare qipriote dhe e lëshonte me qira.

Atje vinin turistë të ndryshëm, pa e ditur tmerrin që do t’i përfshinte në dhomat mbi banesën ku jetonte ai.

Vitin e kaluar më 20 janar ai përdhunoi gruan e parë dhe më pas e mbyti. Sikurse u shpreh, pasi e mbyti kuptoi se po ndjente kënaqësi, kështu që vendosi të mbysë dhe të bijën.

Më pas i hodhi në det viktimat duke u varur gurë që të zhyteshin në thellësi.

Më tej përdhunoi dhe mbyti edhe një grua tjetër.

Policia tha se është duke kryer kërkime për gjetjen e trupave të personave të zhdukur.

Sakaq, policia thotë se autori është një seria killer dhe shton se është duke kërkuar viktima të tjera të tij. Tre gra të zhdukura që rezultojnë ende të pagjetura, dyshohet gjithashtu se janë vrarë ose mbytur nga “Oresti”. /noa.al/

Loading...
Loading...