Loading...
Mes nënës dhe Anitës, Ramush Haradinaj ka një arsye të fortë pse zgjedh të parën
Transmetuar më 23-04-2019, 11:53

“I forti i të fortëve”, “Rambo” e shumë epitete të tjera që ia kanë vendosur Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ia kujtuan edhe fëmijët mbrëmjen e djeshme nga “Në kurthin e Piter Panit” dhe që, me shumë modesti, kreu i qeverisë së Kosovës ia sqaroi edhe publikut pse e kanë quajtur kështu.

Ish-komandanti i UÇK-së, përballë fëmijëve të Piter Panit, rrëfeu disa prej sfidave të tij më të mëdha në jetë, që nga lufta e ashpër që përballoi Kosova për vite me radhë e deri te gjyqi famëkeq i Hagës.

Por ia ka dalë gjithmonë mbanë, edhe sepse ka pasur në krah Anitën, bashkëshorten e tij të jetës dhe bashkudhëtaren më besnike – mbrojtësen dhe mbështetësen më të madhe në ditët më të këqija.

Megjithatë, nëse vendoset në një zgjedhje të tillë, Anita duhet të rrijë një hap pas. Jo më kot, ishte pikërisht ajo që ia kishte dërguar Alketës këtë pyetje.

Sapo Ramush Haradinaj zyri vend në karrige, Alketa i bëri të parën pyetje që do t’ia bënte Anita nëse do ta kishte të ftuar të saj: “Cilën do më shumë, Anitën apo nanën?”

Natyrisht, kreu i qeverisë së Kosovës nuk u mendua dy herë, nuk kishte pse: “Nanën…” – tha ai pa e zgjatur fare, por kërkoi që ta sqaronte këtë: “E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, kështu që po i jap më shumë dashni asaj… “ – tha i prekur Haradinaj, por i bindur se pas kësaj, edhe bashkëshortja nuk do dinte më ç’të thoshte.

Loading...
Loading...