Loading...
Arilena Ara prezanton motrën super yll
Transmetuar më 23-04-2019, 12:13

Këngëtarja Arilena Ara, nuk është e vetmja vajzë e bukur në familjen e saj.

Ditën e sotme ajo ka prezantuar të motrën Ambra Ara, ku ngjashmëria mes tyre është befasuese.

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkruan Arilena teksa publikon një foto të së motrës, e cila është shumë simpatike dhe me një trup për tu pasur zili.

Dikush që nuk e di kush është, mund ta ngatërrojë fare mirë Arilenën me të motrën, për shkak të flokëve të njëjtë, por edhe prej linjave trupore.

Arilena i ngjiti shumë shpejtë shkallët e suksesit, madje së fundmi u bë edhe trajnere e “The Voice Kids”. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...